Lajme

E rëndë: Zyrtari policor gjendet i vdekur në Prishtinë

12/15/2025 09:18
nga:Genita C

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në mëngjesin e të hënës në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ndërsa një zyrtar policor ka humbur jetën.

Sot rreth orës 06:30, në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë.

Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit, tha Enis Pllana zëdhënës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.”, tha Pllana.