Lajme

E rëndë: Vetura godet këmbësoren në vija të bardha, në Prishtinë

06/14/2021 22:06
nga:Q R

Sot rreth orës 21:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Mësohet se vetura e ka goditur këmbësoren në vendkalimin e këmbësorëve në vija të bardha.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

LEXO EDHE:

Shkarkimi i Dakës, goditje ndaj KQZ-së, thotë opozita