Lajme

E rëndë: Nxënësi e qëllon me armë zjarri drejtorin e shkollës, kjo është arsyeja

12/23/2025 08:02
nga:G B

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Turqi.

Sipas mediave atje, një nxënës i mitur e ka qëlluar me armë zjarri drejtorin e shkollës.

Ky i fundit u shtrua në spital në gjendje të rëndë, derisa rasti ka shkaktuar panik edhe tek nxënësit e tjerë dhe mësuesit.

Gjithçka thuhet se nisi kur drejtori i bëri vërejtje nxënësit javën e kaluar, kur ai po shkonte në shkollë me biçikletë elektrike.

Nxënësi u arrestua nga policia e po ashtu edhe babai i tij është gjithashtu në paraburgim.