Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak.
45-vjeçari Klodian Hushi është gjendur i vdekur brenda një godine të braktisur.
Sipas njoftimit të policisë trupi i tij është gjetur rreth orës 16:05 të së martës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 45 vjeç, banues në Shijak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.