Lajme

E rëndë në Lushnjë/ 17-vjeçarja plagos me thikë vëllanë

06/02/2022 10:55
nga:G B

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë këtë të enjte, ku një 17-vjeçare ka plagosur me thikë vëllanë e saj. 18 vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka arrestuar nënën 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe dhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.

Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe, pasi ditën e djeshme, dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.