Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd të Shqipërisë, ku një 32 vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të djegë me benzinë fqinjin e tij 75-vjeçar.
Autori i ngjarjes është arrestuar menjëherë ndërsa i moshuari është dërguar për të të marr mjekim.
Sipas policisë rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar shtetasi S. O., 75 vjeç, raporton Euronews.al.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


