Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Sampierdarena në Xhenova të Italisë mëngjesin e sotëm ku dy motra shqiptare, 31 dhe 34 vjeçe kanë rënë nga kati i katërt i banesës.
Për pasojë, njëra nga motrat ka humbur jetën, ndërsa tjetra edhe pse në kushte shumë të rënda, u shpëtua dhe u dërgua në spitalin San Martino në Xhenova. Hetimet vijojnë për të rindërtuar dinamikën e asaj që ka ndodhur pasi ende nuk janë përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Detajet e deritanishme, çojnë në hipotezën e një vetëvrasjeje prej njërës nga motrat, e ndërsa tjetra do të ishte përpjekur ta shpëtonte.