Aksident i rëndë në Greqi. Mjeti i drejtuar nga një grua bie në det bashkë me dy fëmijë.
Sipas informacioneve nga Roja Bregdetare, ngjarja ka ndodhur në Salaminak.
Një grua 37-vjeçare ka qenë duke udhëtuar bashkë me dy fëmijët e saj kur ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka rënë në një lartësi 20 m.
Gruaja dhe fëmijët janë nxjerrë të plagosur nga mjeti dhe më pas janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm Thriasio të Elefsinës.
“Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e djeshme, në rrugën bregdetare të Aiantiou , Salamina , ku një automjet i drejtuar nga një 37-vjeçare ka devijuar nga rruga dhe ka rënë nga lartësia rreth (20) metra, duke përfunduar në det, me pasojë plagosjen e 37-vjeçares dhe dy të miturve që ndodheshin në makinë”, njofton roja bregdetare.