Lajme

E rëndë: Ky është burri që vdiq në QKUK pasi ra nga një objekt ndërtimi në Lipjan

03/01/2025 10:41
nga:Y I

Një rast i rëndë ka ndodhur në familjen Kozhani nga fshati Ribar i Madh.

Familjari i tyre ka humbur jetën pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte në Lipjan.

Siç merr vesh Sinjali, viktimë e rastit është Fehmi Kozhani, 53 vjeçar.

Rasti ka ndodh më 25 shkurt, derisa Kozhani ishte duke punuar në një objekt në Lipjan.

Ai kishte marrë lëndime dhe si pasojë e tyre ka vdekur në QKUK.

Policia për rastin e kishte arrestuar pronarin e punishtes.

I nderi do të varroset sot në ora 15:00, në varrezat e Ribarit të Madh.

Humb jetën punëtori që u rrëzua nga objekti ku punonte në Lipjan