Lajme

E rëndë: Aksident tjetër me fatalitet, humb jetën një person në Slivovë të Ferizajt

05/18/2026 13:06
nga:Genita C

Policia e Ferizajt është deklaruar lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi rreth një ore më parë në komunën e Ferizajt.

Aksidenti ishte raportuar fillimisht në Slivovë të Ferizajt, por më vonë u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli se ngjarja ka ndodhur në fshatin Korishë.

Në aksident ka humbur jetën një person 60-vjeçar, ndërsa vdekja e tij u konfirmua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Veseli, tutje ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.