Lajme

E rëndë! Adoleshenti dhunon për vdekje gjyshin në Itali, filmon skenën dhe e publikon në rrjetet sociale

07/10/2022 08:04
nga:G B

Ngjarje e rëndë në Itali. Një adoleshent ka dhunuar për vdekje gjyshin e tij.

Sipas mediave të huaja, adoleshenti e ka goditur të moshuarin 78-vjeçar me fshesë korrenti dhe me shkelma.

Si pasojë e goditjeje, i moshuari ka ndërruar jetë. Paraprakisht raportohet se shkak për nisjen e konfliktit që solli vdekjen e të moshuarit janë bërë kritikat që viktima i bënte nipit të tij për kohën e shpenzuar në rrjetet sociale.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është se i riu ka filmuar veten teksa dhunonte gjyshin dhe të gjithë skenën e ka publikuar në rrjetet sociale. I riu është vënë në pranga dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.