Një vajzë e re në Turqi u detyrua të hidhej nga një lartësi e madhe e një apartamenti, ku dyshohej se mbahej peng dhe torturohej nga disa persona.
Videot e kamerave të sigurisë tregojnë vajzën që kapet nga dritarja në qytetin përpara se të ndërmerrte aktin dramatik.
Sipas raportimeve 19-vjeçarja Sirin N.E. u hodh nga një lartësi rreth 10 metra dhe u përplas në trotuar ku humbi dhe ndjenjat. Gjendja e saj është e rëndë, ndërkohë që një hetim ka nisur për ngjarjen.
Përpara se të kërcente, kalimtarët i thërrisnin që të futej brenda, pa e ditur se ajo ishte në rrezik. Më pas ata lajmëruan policinë, kur dëgjuan thirrjet e saj për ndihmë.