Lajme

E refuzoi takimin me Kurtin, Abdixhiku flet për bukuritë dhe mikpritjen e Dragashit

05/13/2024 22:24
nga:Genita C

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku partia e të cilit refuzoi darkën e punës me kryeministrin Albin Kurti, ka vizituar Komunën e Dragashit.

Ai atje është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bexhet Xheladini.

Abdixhiku e lavdëroi mikpritjen e bërë nga Xheladini.

“Sonte në Sharr, Dragash. Mikëpritje autoktone e kryetarit Bexhet Xheladini! Qeni ilir, qeni i sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare!”, ka shkruar Abdixhiku.