Sporti

E pyesin për Mbappe, Enrique: Nuk flas për lojtarët që nuk luajnë në PSG

08/22/2024 16:41
nga:Lorik J

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique iu përgjigj mjaft ashpër një pyetjeje të lidhur me Kylian Mbappe gjatë një konference për shtyp përpara xhiros së dytë të Ligue 1.

“Mbappe? Mund të vazhdoj se sa të bezdisshëm jeni ju francezët, por nuk do ta bëj. Nuk dua të flas për një futbollist që nuk vesh fanellën e PSG-së. Dhe Mbappe është pikërisht i tillë. Unë do flas veç për lojtarët e klubit”, tha trajneri spanjoll.

Enrique siguroi se është i kënaqur me lojtarët e tij në dispozicion dhe nuk po kërkon transferime të reja me çdo kusht: “Nuk po nxitojmë të marrim askënd. Unë kam një ekip që është forcuar në të gjitha pozicionet.”

/GazetaBlic Sport