Sporti

E pret një natë e vështirë, tifozët e PSG-së me vërshëllima të mëdha në drejtim të Martinez

04/09/2025 20:31
nga:Mergim Rreci

PSG dhe Aston Villa përballen sonte në Ligën e Kampionëve.

Me fillim nga ora 21:00, të dy skuadrat do të rivalizohen në ndeshjen e parë çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Portieri argjentinas, Emiliano Martinez do të luajë nga minuta e parë në këtë sfidë dhe nuk është pritur aspak mirë nga tifozët vendas.

Në momentin kur spikeri ka përmendur emrin e tij, ka pasur vërshellima të mëdha në drejtim të tij, krejt kjo pas rivalitetit të krijuar nga Kupa e Botës 2022, në finalen mes Francës dhe Argjentinës.