Lajme

E plagosën me armë në Kuçovë, 45-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës, plumbi ende në trup

08/13/2022 23:13
nga:G C

Një person i moshën 45-vjeçare është plagosur në Kuçovë pas gjuajtjeve me armë zjarri.

Ai është dërguar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal të Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të ditur se janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë./TCH