Presidenti amerikan Donald Trump e fiku edhe një spekulim rreth bazave amerikane në Evropë të hënën, gjatë një paraqitje para gazetarëve pas një takimi me homologun francez, Emmanuel Macron.
“Nuk është storje e saktë”, tha Trump, i pyetur për raportimet e mediave greke ditëve të fundit që shkruanin për tërheqjen e ShBA-së nga Greqia.
ShBA-ja, prej dekadash e zotëron një bazë në Aleksandopoli, qytetin lindor në Greqi, në afërsi me kufirin greko-turk. Kjo bazë në qytetin port, u shërben amerikanëve si qendër transporti tokësor për lëvizjen e personelit brenda dhe jashtë Evropës.
Një grafikë e publikuar nga Clash Report, një llogari në rrjetin social X e specilizuar në lajmet ndërkombëtare, i ka paraqitur të gjitha vendet evropiane në të cilat janë të vendosura bazat ushtarake amerikane.
Në këtë listë shtetesh është e përfshirë edhe Kosova. Gjithsej, ShBA-ja ka 17 baza ushtarake përreth Evropës.


