Manchester United dhe Newcastle do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e Kupës së Ligës angleze, të planifikuar për në datën 26, dhe Martin Dubravka ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të një situate të pazakontë.
Portieri sllovak u huazua nga Newcastle te “Djajtë e Kuq” në gjysmën e parë të sezonit, duke luajtur vetëm dy ndeshje nën drejtimin e Erik Ten Hag, përcjell GazetaBlic Sport.
Kësisoj, portieri 34-vjeçar, i cili u rikthye në Newcastle në rihapjen e merkatos, nuk mund të paraqitet në listën e lojtarëve te Newcastle pasi ai tashmë ka luajtur për një ekip tjetër në kompeticion dhe mund të marrë vetëm medaljen e fituesit të kompeticionit në rast se Newcastle humbet dhe është Manchester United, fiton trofeun.
/GazetaBlic Sport/


