Edhe në rrjetet sociale, Napoli bën gabime.
Duke zënë vendin e 9-të në Serie A dhe me një duel këtë të mërkurë me Barcelonën për Ligën e Kampionëve, klubi shpalli trajnerin e tretë të sezonit në rrjetet sociale – por e shkroi emrin gabim, përcjell GazetaBlic Sport.
Ekipi publikoi fotografinë e saktë të Francesco Calzona-s – por shkruante se trajneri i ri ishte Francesco Sinatti (i cili është me të vërtetë trajneri i ri fizik).
Megjithatë, gabimi u korrigjua shpejt.
Oh no, c'è già confusione ?♂️
(poi aggiornato) pic.twitter.com/Cn7AaDfshO
— Salvatore Amoroso (@salv_amoroso) February 19, 2024


