Sporti

E pazakontë: Ekipi i tyre humb derbin, tërbohen tifozët e Dinamo Zagrebit, futen në konvikt dhe sulmojnë studentët!

12/06/2021 08:29
nga:Lorik J

Skuadra e Hajduk Split ka fituar mbrëmë derbin ndaj Dinamo Zagrebit me rezultatin 0:2.

Por, pas përfundimit të ndeshjes, jo gjithçka shkoi mirë në rrugët e Zagrebit, përcjell GazetaBlic Sport.

Rreth orës 22:00, policia kishte rrethuar Konviktin Studentor ‘Stjepan Radiq’ në Zagreb me katër vetura dhe 10 deri në 15 policë për shkak të raportimit të pretenduar se tifozët e Dinamo Zagreb, “Bad Blue Boys” kanë hyrë në konvikt dhe kanë sulmuar fizikisht studentët. Shkak është bërë fitorja e Hajdukut ndaj Dinamos në ndeshjen në Maksimir.

Siç raportojnë mediumet kroate, anëtarët e grupit të tifozëve Bad Blue Boys janë ngjitur mbi gardhin e konviktit, kanë sulmuar studentët dhe më pas janë larguar.

“Mendoj se kanë ardhur këtu sepse e dinë që askush nuk është nga Zagrebi në konvikt dhe ata kanë dashur të hakmerren”, komentoi një student për mediumin “Jutarni”.

Studentët pretendojnë se janë arrestuar nga 10 deri në 15 persona.

/GazetaBlic Sport