Lajme

E pazakontë-çfarë mesazhi i dha Borrelli Kurtit me dy orët mbi tavolinë?

11/21/2022 12:51
nga:Genita C

Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim është duke u bërë me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Një gjë e pazakontë ka ndodhur gjatë takimit Kurti-Borrell.

Megjithëse Borrell e ka një orë të vendosur në dorën e tij, në tavolinën ku është i pranishëm edhe Kurti, ai i nxjerr edhe dy orë të tjera nga gjepi i tij dhe i vendos aty mbi tryezë.

Takimi i Brukselit / Palët nuk arrijnë asgjë – Serbia kundërshton çdo propozim të Kurtit – Kërkon me urgjencë themelimin e Asociacionit