Sporti

E pazakontë: “Çartet” LeBron James, largoi dy tifozë nga salla mbrëmë!

11/25/2021 09:50
nga:Lorik J

LebronJames u rikthye te LA Lakers pas pezullimit që vuajti.

Lakers fituan ndaj Indiana Pacers 124:116 pas shtesës, ku James luajti ndeshjen e tij më të mirë të sezonit duke shënuar 39 pikë, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, diçka interesante ndodhi gjatë takimit. Basketbolli kapi për dore gjyqtarin dhe drejtoi gishtin drejt dy tifozëve të rinj, ku kërkoi largimin e tyre nga salla.

Dy tifozë që ishin afër palestrës dhe padyshim që e mërzitën atë, nuk përjetuan një natë të mirë. Lojtari shkoi te arbitri gjatë kohës shtesë dhe kërkoi largimin e tyre nga salla.

Më pas një roje sigurie iu afrua tifozëve dhe i përcolli jashtë sallës, por dënimi nuk dukej të ishte veçanërisht i rëndë. I riu qeshi dhe vajza ironizoi me një fytyrë të mërzitur.

Nuk është e qartë se cili ishte gabimi i tyre, por LeBron vetëm komentoi shkurt pas takimit: “Kur njeriu fillon me gjeste dhe fjalor të turpshëm, nuk mund të tolerohet”.

/GazetaBlic Sport