Lajme

‘‘E pavërtetë’’ – Qytetari mbulon pankartën e ekspozitës me të dhënat e pasakta për Masakrën e Dubravës pas reagimeve të shumta

03/27/2026 22:45
nga:Sh R

Ekspozita në sheshin e Prishtinës për Masakrat në Kosovë, ka ngjallur kritika të shumta, pasi që aty mes tjerash thuhet se në Masakrën e  Dubravës, janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur, gjë e cila u cilësua e pasaktë dhe e pavërtetë në reagime.

Në rrjetet e sociale, është ndarë një video ku shihet një qytetar teksa mbulon pankartën ku ishte shkruar për Masakrën në burgun e Dubravës.

Ndryshe Enver Dugolli këto të dhëna i cilësoi të pavërteta e të pasakta, ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kjo është e ‘’papranueshme’’.

Hoti kërkon tërheqjen e materialeve për masakrat: Faktet janë gabim, cenojnë të vërtetën historike

Rama pezullon lejen e ekspozitës në shesh për shkak të pasaktësive për Masakrën e Dubravës: Fyerje për viktimat, e papranueshme