Sporti

E papritur, PSG i ofron mundësi Barcelonës për të transferuar Neymar

11/15/2021 23:07
nga:E K

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi raportohet se i ka ofruar Barcelonës shansin për të rikthyer në skuadër Neymar në afatin e ardhshëm veror.

29-vjeçari nënshkroi kontratë afatgjatë me “Parisienët” në maj edhe për katër vite.

Sidoqoftë, El Nacional, raporton se Al-Khelaifi e ka ofruar sulmuesin te Barcelona, derisa klubet e Premierligës gjithashtu janë në dijeni.

Raporti shton se një ofertë prej 80 milionë euro do pranohej nga skuadra e Mauricio Pochettinos, ngase duan disa përforcime në verë.

Ndërkohë, Barcelona ka bërë prioritet nënshkrimin me Mohamed Salah dhe nuk janë duke konsideruar të rikthejnë brazilianin në “Camp Nou”.

Neymar ishte pjesë e Barcelonës në vitet 2013 dhe 2017, duke shënuar 105 gola në 186 paraqitje, para se të bënte kalimin befasues në Paris.

Por, këtë edicion ka dështuar të tregojë nivelin më të mirë, duke shënuar vetëm tre gola dhe dhuruar tre asistime në 11 paraqitje në të gjitha garat.