Një episod i papritur ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Austrisë dhe Danimarkës.
Ndeshja e paraparë të luhej në ora 20:45 ende nuk ka filluar dhe është shtyrë për një kohë të pacaktuar, shkruan GazetaBlic Sport.
Shkak i kësaj vonese është mungesa e rrymës në stadium.
Si pasojë e erërave të forta, rryma është ndalur në Prater (park i madh i lojërave), madje shumë njerëz kanë mbetur nëpër lojërat që janë me rrymë.
/GazetaBlic Sport/


