Sporti

E papritur/ Coutinho mund të përfundojë në klubin e madh brazilian

12/30/2021 23:39
nga:E K

Flamengo hyn në garë për Philippe Coutinhon.

Sipas mediumit katalunas Sport, në fakt, mesfushori sulmues i Barcelonës përfundoi në shënjestër të klubit brazilian, i cili do ta dëshironte në huazim deri më 30 qershor me mundësi vazhdimi të marrëveshjes deri në fund të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.

Në këtë mënyrë, Coutinho mund të luajë një vit me vazhdimësi në përpjekje për të rifituar fanellën e Seleçaos për Kupën e Botës 2022.

Flamengo – do të ishte gati të paguante 3 milionë pagë për Coutinhon. Barça është e gatshme të dëgjojë çdo ofertë, por do të jetë në dorën e lojtarit të vendos të pranojë ofertën e Flamengos.

/GazetaBlic Sport/