Showtime

E papritur! Bashkimi deklaron ndarjen nga Alvisa

01/23/2022 15:32
nga:Donika Fetahu

Dyshja që u deklaruan për njëri-tjetrin në programin “Për’puthen”, Alvisa dhe Bashkimi, si duket nuk përfundoi siç duhej.

Çifti kishin njoftuar se lidhjen po e vazhdojnë jashtë por ditën e sotme duket se ka përfunduar gjithçka mes tyre, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi Bashkimi ka bërë të ditur lajmin se është ndarë me Alvisën, përmes një postimi në InstaStory.

“Njerëz të dashur desha tju informoja nëpërmjet këtij postimi që nga sot më nuk jam në një marrëdhënie me Alvisën. Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu dhe gjithashtu më vjen keq për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga dita e parë.

“Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët.I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program.Jeta vazhdon.”–  është shprehur Bashkimi, pa treguar ndonjë arsye konkrete./GazetaBlic/