Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj qeverisë për mos ekzekutimin e pagave për grevistët, duke e quajtur këtë sjellje të papranueshme, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kërcënimi ndaj tyre me ndalje të pagës është shkelje direkte e të drejtave të punëtorëve të arsimit, e shërbyesve civil dhe stafit shëndetësor si dhe përbën cenim të rëndë të dinjitetit të tyre dhe të drejtës së ekzistencës.
Edhe më skandaloz ai e ka quajtur faktin që në komunat e VV-së janë ekzekutuar pagat.
Postimi i tij i plotë:
E papranueshme sjellja e qeverisë ndaj mësimdhënësve të cilët në të gjitha periudhat kanë dhënë shumë për edukimin e brezave. Kërcënimi me ndalje të pagës është shkelje direkte e të drejtave të punëtorëve të arsimit, e shërbyesve civil dhe stafit shëndetësor si dhe përbën cenim të rëndë të dinjitetit të tyre dhe të drejtës së ekzistencës. Edhe më skandaloz është fakti se në komunat ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje janë ekzekutuar pagat kurse diskriminohen punëtorët në komunat e tjera. Kjo qeveri po degradon çdo gjë me këtë mendësi totalitare ndaj secilit që mendon ndryshe!


