Sporti

‘E papranueshme’ – Gareth Southgate kritikon fansat e Anglisë që fishkëllyen Harry Maguire

03/30/2022 10:08
nga:L J

Gareth Southgate ka kritikuar tifozët që kanë fyer Harry Maguire gjatë ndeshjes miqësore të Anglisë kundër Bregut të Fildishtë.

Maguire ishte në shënjestër të tifozëve anglezë teksa luajti 90 minutat e plota në fitoren 3-0 të skuadrës së tij në Wembley Stadium të martën, përcjell GazetaBlic Sport.

Mrojtësi i Manchester United u vërshëllye nga tifozët anglezë në fazat e hershme të lojës.

Duke folur pas ndeshjes, Southgate kritikoi tifozët që talleshin me Maguire – duke e përshkruar situatën si një ‘shaka absolute’.

“Mendova se ishte shaka, kjo është një shaka absolute”, tha Southgate për Sky Sports.

“Mënyra se si ai ka performuar për ne ka qenë absolutisht fenomenale. Nuk e kuptoj. Ne ose jemi të gjithë së bashku ose nuk jemi. Ai luan me fanellën e Anglisë.”

“Situata e klubit të tij është padyshim shumë e vështirë, por ai luajti me fanellën e Anglisë. Mbaj mend vite më parë disa lojtarë që u vërshëllyen me fanellën e Anglisë dhe kjo nuk ka qenë kurrë e pranueshme për mua. Tifozët duhet të qëndrojnë gjithmonë pas ekipit të tyre”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport