Lajme

‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një

01/12/2025 18:08
nga:G B

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku tha se partia më e vjetër në vend po ringritet.

Ai tha se në Kaçanik sot ndodhi diçka e paparë.

Postimi i tij i plotë:

KAÇANIK!
Ringritja ndodhi dhe këtu. Pas një kohe të gjatë, mblidhemi kaq shumë. E paparë! LDK dhe populli janë bërë tashmë një!

Në këtë qytet fisnik, me familje punëtore e qytetarë plot vullnet, gjetëm shpresën për Republikën, siç e kishim projektuar me ta gjithëherë!
Emocion!

Përkushtim!

Ndryshim!

124 është numri ynë!

Kaçaniku po i prinë rendit të gjatë të qyteteve për ndryshim!