Sporti

E pandalshme Barcelona, triumfon ndaj Betis dhe thellon distancën me Real Madridin

02/01/2023 22:52
nga:Mergim Rreci

Barcelona ka arritur fitoren e radhës në La Liga.

Katalunasit kanë triumfuar në transfertë ndaj Betis, shkruan GazetaBlic Sport.

Raphinha dhe Lewandowski shënuan për ‘Blaugranët’, kurse një autogol i Kounde ngushtoi shifrat dhe vendosi rezultatin përfundimtar, 1-2.

Tashmë, Barcelona ka 50 pikë, 8 më shumë se Real Madridi i vendit të dytë, që ka edhe një ndeshje më pak.

/GazetaBlic Sport/