Showtime

E pamundur ta prezantojë emisionin, Bora lajmërohet nga shtëpia, fsheh gjendjen e keqe me një filter

01/30/2022 16:14
nga:Donika Fetahu

Moderatorja e njohur Bora Zemani, ka disa ditë që po mungon në prezantim të “Për’puthen”, për shkak se ka qenë e sëmurë.

Ajo së fundmi ka postuar një video nga shtëpia e saj,  duke mos u shfaqur natyrale por me një filter ku nuk vërehet edhe mirë gjendja e saj, edhe pse ajo tha se është duke u përmirësuar, shkruan GazetaBlic.

“Faleminderit shumë për mesazhet që më keno dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen”, ka thënë moderatorja./GazetaBlic/