Lajme

“E paguan tatimin dhe këndon” – Cilës këngëtare iu drejtua kështu Totaj?

07/19/2023 22:42
nga:G B

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka folur në PolitikOFF edhe për pozitën që dikur mbante, në krye të ATK-së për këtë komunë.

Totaj ka ndarë për Kanal10 një ngjarje që i kishte ndodhur aso kohe me një këngëtare të njohur shqiptare që nuk kishte paguar tatime.

“Reagimi i asaj këngëtares së famshme ishte interesant. Masi ma mbajti një ligjeratë gjysmë ore, në fund më tha unë se paguaj tatimin, nuk ma nin, e ju bëni çka të doni. I thash unë, e paguan edhe këndon.”, tregoi Totaj mes të qeshurash.

I pari i Prizrenit po ashtu është fans të muzikës “Rock & Roll”, ai ka folur edhe për festivalin e rock-ut të organizuar në qytet.