Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës.
‘Die Manschaft’ u përshëndet nga Botërori edhe pse triumfoi në ndeshjen ndaj Kosta Rikës me rezultat 4 me 2, kjo pasi Japonia e mposhti Spanjën në ndeshjen tjetër të Grupit E, shkruan GazetaBlic Sport.
Me fitoren e sotme, Japonia e mori kryesimin dhe së bashku me Spanjën kaluan tutje. Rezultati përfundimtar i atij takimi ishte 2 me 1.
Japonezët e përmbysen rezultatin nga 0 me 1 në 2 me 1, duke shijuar tashmë kualifikimin tutje.
Kjo është hera e dytë që Gjermania eliminohet në fazën e grupeve, pas vitit 2018, kur ‘Panzerët’ dështuan të kalojnë tutje në grup me Suedinë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.
/GazetaBlic Sport/