Xherdan Shaqiri nuk ka bindur me paraqitjet e tij tek skuadra e Lyon.
Gjiganti francez e bleu Shaqirin nga Liverpooli në një marrëveshje prej 11 milionë eurove në verë, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në klub.
Në 8 ndeshjet sa ka luajtur, Shaqiri ka bërë vetëm një gol dhe ka asistuar dy herë, kurse tashmë nuk e ka as rolin e titullarit tek skuadra, transmeton GazetaBlic Sport.
Gazeta franceze L’Equipe shkruan se Lyoni po kalon nëpër kohë të vështira, kryesisht financiarisht, dhe do ta dëgjojë çdo ofertë për Shaqirin.
Kjo nënkupton që Shaqiri është automatikisht në shitje.
L'OL espère Sardar Azmoun, Xherdan Shaqiri peut partir
Si l'OL a toujours l'intention de faire venir l'attaquant iranien de Saint-Pétersbourg Sardar Azmoun, il sera très attentif aux offres, notamment pour le Suisse Xherdan Shaqiri en échec https://t.co/o0VkPTVOJN pic.twitter.com/tqBeOk6Qfm
— L'ÉQUIPE (@lequipe) December 30, 2021
/GazetaBlic Sport/


