Sporti

E pabesueshme se nga çfarë pozite nuk realizoi gol Alejandro Garnacho!

08/16/2024 23:19
nga:Mergim Rreci

Manchester United triumfoi sonte në ndeshjen hapëse të Premier League ndaj Fulham.

Joshua Zirkzee realizoi golin e vetëm, duke i dhënë fitoren e madhe skuadrës së drejtuar nga Erik ten Hag, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, është një lojtar tjetër që i ka pushtuar rrjetet sociale dhe atë për arsye të keqe, bëhet fjalë për Alejandro Garnacho.

Argjentinasi as vetë ndoshta nuk mund ta imagjinojë se çfarë rasti ka lëshuar para portës kundërshtare, duke mos arritur të realizojë me portën e zbrazët.

Ja pamjet: