Sporti

E pabesueshme, Ernest Muçi dështon keq para portës së Fenerbahces

12/07/2024 19:08
nga:Mergim Rreci

Besiktas ka triumfuar në super derbin e madh ndaj Fenerbahce.

Rezultati përfunditmar ishte 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Një fitore e madhe për Milot Rashicën me shokë, me sulmuesin kosovar që luajti për 78 minuta dhe pati paraqitje solide.

Disa minuta luajti edhe Ernest Muçi, i cili lëshoi një rast të jashtëzakonshëm në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ishte e pakuptueshme se si sulmuesi shqiptar nuk e dërgoi topin në rrjetë, nga një pozitë shumë e përshtatshme.