I pyetur në një konferencë për shtyp për Gian Piero Gasperinin, mbrojtësi Alejandro Balde mbeti në një situatë aspak të favorshme.
Mbrojtësi i Barçës fillimisht ngatërroi me një lojtar trajnerin e Atalantas, me të cilën klubi katalanas përballet të mërkurën në Champions League, përpara se të pranonte se nuk e njihte teknikun italian, transmeton GazetaBlic Sport.
I pyetur për trajnerin italian, trajner i Atalantas që nga viti 2016, Balde ka qenë shumë konfuz. “Cila është pyetja e tij për cilin lojtar ishte duke folur?” “Nuk e kuptova për cilin lojtar po flisnim. Për cilin lojtar e kishit fjalën?”
– E kam fjalën për Gian Piero Gasperinin, – përgjigjet gazetari.
– “Kush është ai?”
– “Është trajneri”, i thotë personi i ulur afër tij.
– “Të them të drejtën nuk e njoh. Nuk di çfarë të them. Nuk e njoh”, pranon me buzëqeshje mbrojtësi i majtë.
Konfuzioni i Baldes shkaktoi të qeshura në sallën e shtypit, me gazetarët e pranishëm në vend që u argëtuan veçanërisht nga kjo sekuencë.
Barcelona defender, Alejandro Balde didn’t know who Gasperini was 😅
🎥 @APaglia7
pic.twitter.com/4GXA5vpIql— Italian Football TV (@IFTVofficial) January 28, 2025