Sporti

E ofendoi gjyqtarin në zhveshtore, Maignan denohet me një ndeshje moslojë!

03/04/2025 16:51
nga:Lorik J

Mike Maignan është suspenduar për një ndeshje në Serie A për veprimet e tij gjatë humbjes 2-1 të AC Milan ndaj Lazios, pretendon Tuttomercatoweb.

Portieri francez akuzohet se “në fund të ndeshjes, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, ka drejtuar një vërejtje mosrespektuese ndaj zyrtarit të ndeshjes”.

Maignan gjithashtu është gjobitur me 15,000 euro për incidentin dhe tani do të humbasë ndeshjen e ardhshme të ligës kundër Lecce më 8 mars.

29-vjeçari ka bërë 27 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke mbajtur 10 herë portën e paprekur.

/GazetaBlic Sport