Showtime

E nominuar në të njëjtën kategori me Beyoncen, Bebe Rexha skeptike që mund ta fitojë çmimin “Grammy”

11/18/2022 12:48
nga:G B

Bebe Rexha është e vetmja artiste shqiptare me famë ndërkombëtare që ka arritur të nominohet sivjet në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023.

Ajo është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj hit “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guetta.

Në po të njëjtën kategori për të fituar këtë çmim, ajo ka një konkurrencë mjaft të fortë pasi e nominuar është edhe vet diva e muzikës botërore, Beyonce.

E pyetur nga fansat se nëse mendon se do të arrijë ta mposhtë Beyoncen në këtë kategori, 33-vjerçarja është shprehur mjaft skeptike.

 


“Bebe Rexha a mendon se do të fitosh para Beyonces”, ka pyetur një fanse, së cilës shqiptarja i është përgjigjur: “Jo, haha”.

Beyonce konkurron me këngën “Break my soul” nga albumi i saj i fundit “Renaissance”.

Në garë për këtë çmim janë: “Rosewood” nga Bonobo, “Don’t Forget My Love’ nga Diplo dhe Miguel, “Intimidated” nga KAYTRANADA dhe H.E.R. dhe “On My Knees” nga RÜFÜS DU SOL.

Grammy Awards 2023 do të mbahet më 5 shkurt të vitit 2023 në Crypto.com Arena, në Los Angeles.