Lajme

“E njoh Serbinë më mirë se Edi Rama”, deklaron Kurti

06/27/2022 21:12
nga:Q R

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot deklaroi se Serbinë e njeh shumë më mirë se Edi Rama që shfaqet shpeshherë afër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Kurti tha se nuk i beson Beogradit pasi edhe kur flet për diçka që duket paqedashëse, gjithçka që bën nga ana tjetër është luftënxitëse.

“Unë besoj që Serbinë e njoh shumë ma mirë sesa kryeministri i Shqipërisë dhe Serbia i ka 48 baza ofensive rrotull kufirit me Kosovën”, ka thënë Kurti në Syri Tv.