Skuadra e Malishevës ka nisur përgatitjet pas disa problemeve që kishin ditët e fundit.
Klubi i Malishevës ka shkuar në përgatitje në Antalia të Turqisë – ku po përgatiten për fazën pranverore të Superligës së Kosovës që starton muajin e ardhshëm.
Pas largimit të Sami Sermaxhajt, drejtimin e klubit e ka marrë trajneri Bylbyl Sokoli.
Duket se Bylbyl Sokoli ka intervenuar menjëherë, pasi GazetaBlic Sport mëson se ai ka rikthyer në skuadër futbollistin Fiton Hajdari.
Futbollisti kosovar, Hajdari njoftoi largimin e tij nga klubi para ca ditësh, por ardhja e Bylbyl Sokolit në ekip ka ndikuar që ai të rikthehet sërish dhe ta ndihmojë skuadrën.
/GazetaBlic Sport