Hugo Mallo, ikona e Celta Vigos me 448 paraqitje për ta, do të duhet të paraqitet në gjykatën e Barcelonës në procedimin e ngritur kundër tij pas një hetimi në të cilin ai u akuzua për ngacmim të një gruaje të veshur si maskota e Espanyolit.
Gjyqi i futbollistit që mbërriti te Celta në vitin 1999 si 8-vjeçar dhe u largua pas 24 vitesh kur i skadoi kontrata, është caktuar për 11 korrik. Gjithë çështja daton në prillin e 2019, pra vizita e Celtës në Espanyol. Mallo u akuzua për sulm ndaj një gruaje para fillimit të ndeshjes.
Sipas raportimeve, ai ishte duke përshëndetur lojtarët kur erdhi maskota e Espanyol.
Viktima e dyshuar, e veshur me kostum, pretendon se futbollisti më pas ia ka prekur gjoksin.
/GazetaBlic Sport