Lajme

“E nënshkroi Kurti”, Haziri: Në 2019 kishim marrëveshje me LVV-në që Mustafa të bëhet president

10/23/2025 23:25
nga:Sh R

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, zbuloi pjesë nga marrëveshja me Vetëvendosjen për koalicion në vitin 2019.

“A e dini që në vitin 2019, në dakordim të plotë mes LDK-së dhe LVV-së, ka qenë kandidati i vetëm për president të Republikës, dhe kurrë në jetën e tij nuk e ka përmendur, kurrë nuk e ka keqpërdorur dhe kurrë nuk e ka treguar letrën me nënshkrim të Albin Kurtit,” tha ai, duke shtuar se Kurti atëkohë kishte pranuar për të.

“E ka larguar Glauk Konjufcën prej kryetarit të Kuvendit dhe e kemi zgjedhur Vjosa Osmanin,” tha ai.