Sporti

“E ndryshova ngjyrën e flokëve, bashkëlojtarët nuk po më njihnin”, Shala rrëfen momentin interesant që i ka ndodhur

01/01/2024 13:51
nga:Mergim Rreci

Portieri i Lirisë, Arlis Shala me pritjet e tij ishte njëri nga lojtarët më meritorë që skuadra prizrenase arriti të sigurojë disa pikë në Superligën e Kosovës.

23-vjeçari u transferua te ekipi prizrenas gjatë kësaj vere, pas një aventure të kaluar te skuadra e Drenicës, përcjell GazetaBlic Sport.

Shala në futbollin kosovar ka bërë karrierë edhe te Llapi, ndërsa në futbollin shqiptar ka luajtur për skuadrat si Kastrioti, Luftëtari, Besa dhe Teuta.

Duke qenë në kohë festash, portieri Shala ka treguar një moment interesant që i ka ndodhur tek skuadra e Lirisë, gjatë edicionit vjeshtor.

Ai tha se ka pasur disa momente të tilla, por më interesanti ishte ai kur i ngjyrosi flokët e bardha dhe bashkëlojtarët e tij nuk po e njihnin, duke menduar se është transferuar ndonjë lojtar i ri.

Ka disa momente interesante që kanë ndodhur, natyrisht se nuk ishte një stinor aspak i lehtë, duke marrë parasysh të gjitha vështirësitë që kishim. Një nga momentet më interesante që më kanë ndodhur ishte ai kur i ngjyrosa flokët me ngjyrën e bardhë, nuk po më njihnin shokët e skuadrës, po mendonin se ishte një transferim i ri”, tha Shala duke qeshur!

/GazetaBlic Sport/