Policia e Kosovës ka dhënë informacione në lidhje me një rast në veri të Kosovës.
Në fshatin në Vishnjiq, dy persona kanë ndalur një autobus, duke ia thyer parafangot dhe pasqyrat.
“Rr. Filip Vishnjiq, Mitrovicë/05.09.2024-22:05 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke drejtuar automjetin transportues/autobus, dy persona të dyshuar meshkuj të cilët kanë folur në gjuhën serbe, kanë dalë nga një veturë dhe me një shkop druri i kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit”, thuhet në raport.


