Gjatë ditës së sotme Kuvendi Komunal i Prizrenit ka zgjedhur kryesuesen, e cila vjen nga radhët e Partisë Demoraktike të Kosovës, e që është Antigona Bytyqi.
Por Gazeta Blic ka kuptuar nga burimet e saja se zgjedhjen e saj e ka mundësuar asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kujtesa Shatri.
Vota e saj ka qenë vendimtare për Anitgona Bytyqin pavarësisht se dega e LDK-së në Prizren kishte një vendim krejt tjetër për dallim nga asamblistja e këtij subjekti politik.
Por LDK në Prizren është hatruar jashtëzakonisht shumë me vendimin e asamblistës së tyre e që ka vendosur të marrin një vendim aspak të mirë ndaj Kujtesa Shatrit.
“Sot ose më së voni nesër do ta përjashtojmë nga partia”, ka thënë për Gazeta Blic Florent Ukaj, asamblistë i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.
Redaksia ka provuar të flas me këtë asmablistë por kontakti ka qenë i pamundur.
Por për çfarë votoi kjo asamblistë e LDK në favor të PDK ?
Florent Ukaj, nga LDK ka treguar edhe për pazarin e kësaj këshilltare komunale në Prizren me partinë që ka fituar pushtetin, PDK-në.
“Burri i saj është ushtrues detyre i drejtorit të shkollës në fshatin Kushnin dhe në këmbim të votës asaj i është premtuar se ai do të bëhet drejtor në këtë shkollë”, ka thënë Ukaj.
Antigona Bytyqi e PDK-së, Kryesuese e Kuvendit Komunal të Prizrenit