Sporti

E mrekullueshme: Myrto Uzuni golashënuesi më i mirë, ngjitet me skuadrën e tij në La Liga

05/27/2023 22:56
nga:Mergim Rreci

Myrto Uzuni dhe skuadra e tij e kanë siguruar ngjitjen në La Liga.

Granada triumfoi me rezultat 2 me 0 ndaj Leganes, duke siguruar zyrtarisht kalimin në nivelin elitar të futbollit spanjoll, shkruan GazetaBlic Sport.

Uzuni e gjeti rrugën e golit në ndeshjen e sotme dhe ishte golashënuesi më i mirë në Segunda Division.

Një e arritur e jashtëzakonshme për sulmuesin shqiptar, i cili mund të jetë pjesë e një skuadre më të madhe në edicionin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/