Sporti

E mrekullueshme: Michael Jordan dhuron 10 milionë euro për organizatën që merret me fëmijët me sëmundje kritike

02/16/2023 11:50
nga:Lorik J

Gjashtë herë kampioni i NBA-së, Michael Jordan, feston ditëlindjen e tij të 60-të të premten dhe këtë e bën duke dhuruar një donacion prej 10 milionë dollarësh për fondacionin Make-A-Wish.

Ky është donacioni më i madh i marrë ndonjëherë nga një individ në historinë 43-vjeçare të organizatës që krijon dëshira për të ndryshuar jetën e fëmijëve me sëmundje kritike, përcjell GazetaBlic Sport.

Shpresa e Jordanit është që vendimi i tij për të festuar ditëlindjen e tij duke dhuruar për Make-A-Wish do të frymëzojë të tjerët për të ndihmuar në përmbushjen e dëshirave të fëmijëve që ende presin që dëshirat e tyre të realizohen.

“Për 34 vitet e fundit, ka qenë një nder të bashkohesh me Make-A-Wish dhe të ndihmoj për të sjellë një buzëqeshje dhe lumturi për kaq shumë fëmijë,” tha Jordan në një njoftim për shtyp.

“Dëshmimi i forcës së tyre gjatë një periudhe kaq të vështirë në jetën e tyre ka qenë me të vërtetë një frymëzim.”

Jordan mbështeti për herë të parë Make-A-Wish në 1989.

“Nuk mund të mendoj për një dhuratë më të mirë për ditëlindje sesa të shoh të tjerët të bashkohen me mua për të mbështetur Make-A-Wish në mënyrë që çdo fëmijë të mund të përjetojë magjinë e realizimit të dëshirës së tij”, tha Jordan.

/GazetaBlic Sport