Sporti

E mrekullueshme Distria Krasniqi, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

10/07/2022 10:02
nga:Mergim Rreci

Distria Krasniqi e ka fituar edhe ndeshjen e raundit të tretë në Kampionatin Botëror.

Xhudistja kosovare ka triumfuar ndaj asaj italiane, Giuffrida Odette, shkruan GazetaBlic Sport.

Krasniqi fitoi me IPPON dhe tashmë do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt në çerekfinale.